Publikohen pjesë të librit ‘Kurban’ të Edi Ramës
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste ka publikuar në faqen e tij personale në internet pjesë nga libri i tij ‘KURBAN’, që së shpejti pritet të dalë në treg.
Refleksione nga Berisha, Nano e Meta deri te analistët dhe botuesit e mediave, ndërkohë që një vend i vecantë i dedikohet fillimit të lëvizjes së studentëve të dhjetorit të vitit 1990.
Në parantezën e librit të tij kreu socialist thekson se ky është një ‘rrëfim në befasi i tij’.
“Rrëfimi befasi i Edi Ramës. Për Tiranën e parë me sytë e protagonistit të 11 vjetëve të historisë së saj. Për Shqipërinë sic është dhe Shqipërinë sic mund të jetë. Për aktorët e jetës politike dhe publike sic nuk i kemi parë asnjëherë më parë. Dhe për vetveten sic nuk e kemi dëgjuar”,- shkruhet në librin e kreut të opozitës.
Libri i Ramës ditët e fundit është bërë objekt i akuzave të kryeministrit Berisha i cili ka sulmuar kreun e opozitës se po merret me libra dhe jo me reforma të rëndësishme, të cilat sipas tij mund të kontribuonin në integrimin e vendit në familjen e madhe Europiane.
Në posterin e shtëpisë botuese, paralajmërohet se libri i ri i kryetarit të PS-së do dalë në treg në datën 10 nëntor, ndërsa do të jetë i afishuar në Panairin e Librit nga datat 11-14 nëntor.
(e.m/BalkanWeb)