E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët kryqëzojnë firmëtarët e marrëveshjes, Daçiç-Vuçiç kërcënohen me vdekje

Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën ka bërë që kryeministri serb Ivica Daçiç dhe zëvendësi i tij i parë Aleksandër Vuçiç të marrin kërcënime me vdekje.

Të dy e kanë pranuar se kanë marrë me qindra mesazhe në celularët e tyre, me të cilët kërcënohen me vrasje.

Kërcënimet ndaj Vuçiç kryesisht kishin ardhur nga Partia Radikale Serbe, dhe përfshijnë edhe anëtarët e familjes së tij.

Çdo sekondë më arrijnë mesazhe se do të më vrasin, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë kryeministri serb Daçiç deklaroi se është mësuar me kërcënime dhe se nuk frikësohet sepse e ka bërë më të mirën për popullin serb.

Jam mësuar me kërcënime dhe këtë se kam problem, sepse se di se ne po e bëjmë gjënë e duhur dhe më të mirën të mundshme për njerëzit dhe shtetin. Prapa nesh është periudha e vështirë e negociatave e cila tani duhet të sjellë siguri për qytetarët tanë, ka thënë Daçiç për Blic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›