E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga 1 Franceze ndeshjet e javës 33

Kampionati francez ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës se 33-të ku skuadra e Lion ka arritur të marrë një fitore shumë të vështirë ndaj kampionëve në fuqi të Francës me rezultatin 1-2. Është dashur të vinte minuta e 90 që Lion të gjente golin e fitores që u dha atyre tre pikë të vlefshme për pjesëmarrjen në kupat e Europës pasi lufta për titull tashmë duket një kapitull i mbyllur duke parë që PSG është shumë pranë realizimit të objektivit madhor.

Të parët që kalojnë në avantazh në takimin e mbrëmjes së djeshme mes Montpelie dhe Lion janë miqt me anë të Lopez që në minutën e 30. Po në pjesën e parë vjen edhe goli i barazimit për kampionët në fuqi të Francës me anë të Belhanda në fundin e 45 minutave të para. Në pjesën e dytë Lion krijoi shumë raste ndërsa arriti të shënonte golin e fitores vetëm në minutën e 90 me anë të Grenier i cili vulos rezultatin e këtij takimi.

Liga e parë transalpine do të vijojë sot me takimin e vetëm Marsejë Brest.

Ndërsa nesër do të luhet pjesa me e madhe e ndeshjve që vijojnë si më poshtë:
Bastia – Lile
Nansi – Evian
Reims – Valencienn
Socho – Bordo
Toluse – Lorient
Dhe PSG – Nice

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›