Serbët në veri kundërshtojnë hapjen e kufirit

Mediat serbe shkruajnë se udhëheqësit e strukturave ilegale në veri do të bojkotojnë vendosjen e kalimin administrativ në mes Kosovës dhe Serbisë.
Serbët të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në pjesën veriore të Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës në atë pjesë.
Deklarata e fundit e lidershipit serb dhe kosovar për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, me ç’rast parashihet vendosja e kalimit administrativ në mes të dhjetorit është duke u kundërshtor nga serbët e veriut dhe kjo mund të dërgoj në trazira dhe po ashtu në pengimin e marrëveshjeve të arritura në mes Beogradit dhe Prishtinës.
Shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin ka thënë se misioni i BE-së dhe EULEX-i do të garantojnë që statusi i Kosovës do të jetë neutral në kalimet kufitare që do të ngrihen.
Por kryetari i Këshillit Kombëtarë Serb i Veriut, Milan Ivanoviq ka theksuar se nuk dëshiron asnjë autoritet të Prishtinës në veri.
"Ne nuk duam të kemi Doganën e Kosovës dhe policinë në kalimet administrative, sepse ato kalime pastaj do përfaqësojnë një kufi me shtetin e Serbisë. Unë mund t'ju them se tani do të ketë një rezistencë të serbëve të veriut për moszbatimin marrëveshjes”, ka thënë Ivonaviq.
I pyetur se çfarë serbët "mund të bëjë", Ivanoviq ka thënë se ata do të "përdorin të gjitha mjetet e parapara demokratike që kalimet administrative të mos funksinalizohen".
Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samarxhiq, ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë në bisedimet me Prishtinën po shpejton kah ngritja e kufijve me Kosovën.
Përfaqësuesi i partisë së Vojislav Kostunicës, tha se po qe se nuk ndryshohet marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) mes Serbisë dhe Kosovës do të ngrihen kufij.
“Me këtë, Serbia do ta bëjë një hap të madh në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse Serbia merr pjesë në ngritjen e kufirit në njërën anë të territorit, kjo nënkupton se ajo pjesë pranohet si shtet tjetër”, tha Samarxhiq. /kosovapress/