E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët pajisjen me pasaporta kosovare

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të përfaqësuesve politikë serbë, të Mitrovicës drejtuar qytetarëve të këtij komuniteti, që të mos aplikojnë për dokumentet e lëshuara nga organet shtetërore të Kosovës, është shtuar numri i atyre që pajisen dhe aplikojnë për këto dokumente. Zëdhënësi në komunën e Mitrovicës, Hysni Syla, thotë se ka një trend në rritje të aplikimeve për dokumente personale nga ana e qytetarëve serbë, krahasuar me vitin e kaluar.

Është një numër i caktuar që dëshmon se qytetarët serbë i kërkojnë dokumentet e Republikës së Kosovës. Rreth 300 dokumente të lëshuara tregojnë se ata nuk hezitojnë që të vijnë në komunë dhe ti nxjerrin dokumentet e nevojshme, të cilat atyre u duhen. Është fjala për certifikata të lindjes, të vdekjes, të shtetësisë e të tjera, thotë Syla. Përveç certifikatave e dokumenteve të tjera, statistikat tregojnë se është rritur edhe numri i aplikimeve për pasaporta dhe letërnjoftime të Kosovës. Duke e parë trendin në rritje të aplikimeve për dokumentet e shtetit të Kosovës, organet paralele serbe nga veriu i Mitrovicës u kanë dërguar apel serbëve që ti bojkotojnë dokumentet e Republikës së Kosovës. Paralajmërohen qytetarët serbë që mos ti marrin dokumentet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës, si: pasaporta, letërnjoftime apo patente shoferi, pasi që në këtë mënyrë ata indirekt e pranojnë këtë shtet të shpallur njëanshëm, ka apeluar Ivica Markoviq, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›