E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje të dhunshme në qendër të Athinës

Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës protestuesve të dhunshëm, të cilët janë kundër masave të rrepta ekonomike të qeverisë greke.

“Disa të rinj me kaska u përpoqën të largoheshin nga vargu i manifestuesve për t'iu afruar hoteleve të mëdhenj në qendër të Athinës dhe policia përdori gaz lotsjellës për t'i penguar”, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Të rinjtë, rreth 300 sipas një burimi policor, hodhën më tej bomba molotov në drejtim të policëve dhe shkaktuan dëme në disa dyqane përpara se të tërhiqeshin drejt Universitetit të Athinës.

Nga përleshjet, një person u plagos lehtë dhe u evakuua, dhe një i ri u arrestua nga polica.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›