E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët përplasen me policinë në Shterpcë

Pas disa orë përplasjesh ndërmjet policisë dhe serbëve lokalë është tejkaluar situata e tendosur në Shterpcë. Policia ka arritur deri në fshat ku ka gjetur armatimin e supozuar ndërsa nuk është bërë e ditur për ndonjë të arrestuar. Serbët e fshatit vazhdimisht kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer policët. Zona e Shterpcës në Kosovë e banuar kryesisht nga Serbët, ka bërë që këta të fundit të përplasen me policinë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se serbët e fshatit e kishin bllokuar rrugën me dru të shumtë të prerë në pyll dhe gjëra të tjera duke e penguar njësinë speciale të policisë të hyjë në fshat.

Sakaq ndërhyrja e policisë do të bëhej për faktin se synohej konfiskimi i një arsenali të tërë armësh të gjetur në shtëpinë e një qytetari serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›