E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet një 32-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Ekzekutohet në zonën e ish bllokut në Tiranë një 32 vjeçar dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në një lokal rreth orës 22.00. Sipas policisë një person i armatosur ka ndaluar në afërsi të viktimave të cilët ishin ulur në tavolinën e lokalit të shoqëruar edhe me dy vajza. Në atë moment autori i këtij krimi i cili dyshohet se është rreth 25 vjeç, ka qëlluar me pistolet në drejtim të tavolinës duke lënë të vdekur në vend 32-vjeçarin Nadien Zeneli si dhe ka plagosur Taf Madri dhe Bledar Mihan. Menjëhërë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e komisariatit nr2 ku kanë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës të plagosurit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe në morgun e spitalit viktimën Nadien Zenelin. Ndërkohë që ende nuk dihen të sakta motivet që kanë çuar të riun ende të pa identifikuar të kryej këtë vrasje, por gjithsesi policia e kryeqytetit po heton në lidhje me këtë ngjarje. Nuk përjashtohet mundësia të jetë një grindje mes autorit dhe viktimës, por po hetohet edhe në pista të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›