Serbët provokojnë me muzikëçetnike, shqiptarët protestë mbi Ibër
Rreth 40 qytetarë shqiptarë Kanë tubuar mbrëmë pak minuta pas mesnate afër urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, në shenjë revolte ndaj muzikës çetnike, e cila dëgjohej nga një lokal në veri të qytetit, bëjnë të ditur burime të "Kosovapress"-it.
Ata kanë qëndruar rreth 15 minuta afër urës dhe pastaj janë shpërndarë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident”, kanë thënë burimet.
Sipas të njëjtave burime, qytetarët e tubuar, por edhe të tjerë joserbë, të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës, kanë shprehur shqetësimin e tyre kundër muzikës së lartë çetnike dhe provokimeve, ndërsa kanë kërkuar nga organet përgjegjëse në veri të ndërmarrin masa ndaj dukurive të tilla.
Marrë nga Kosovapress
(v.gj/shqiptarja.com)