Serbi Beogradi blindohet per derbin

Beogradi eshte blinduar serish nga mijera police ashtu si dhe diten e parades se homoseksualeve ne prag te derbit te futbollit mes Yllit te Kuq dhe Partizanit.
Ndeshja ne fjale konsiderohet si shume e cenueshme nga incidentet pas akteve te dhunes te huliganeve serbe ne stadiumin e Xhenoves ne Itali.
Sipas mediave lokale gjithesej jane angazhuar 5 mije police te specializuar per te luftuar turmat te mbeshtetur nga agjentet me kuaj.
Perqendrimi me i madh eshte ne zonen e Marakanes ku ndodhet edhe stadiumi i Yllit te Kuq ku do te luhet derbi i 139-te mes dy skuadrave rivale te Beogradit.