E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani dopjete si paralajmerim per Kievon

Erjon Bogdani nuk njeh kufij ne shfaqjen e formes se tij te mire te cilen po e shijon ne kete fillim sezoni ne radhet e skuadres se tij te re Cezenes.

Edhe pse tashme e ka fituar me merite nje vend ne formacionin titullar te trajnerit Masimo Fikadenti ai impenjohet maksimalisht jo vetem ne fushen e lojes por dhe ne stervitje e miqesore.

Dhe pikerisht ne nje miqesore vetem dy dite para sfides se te dieles ndaj Kievos ka leshuar nje tjeter paralajmerim per ish-skuadren e tij me te cilen u aktivizua per tri sezone me radhe.

Cezena luajti kunder ekipit amator Val Savio. Skuadra e trajnerit Fikadenti fitoi me rezultatin e thelle 9-1 ku sulmuesi shqiptar shenoi nje dopjete. Ky ishte edhe nje test i fundit per trajnerin e romanjoleve i cili tashme ka krijuar nje ide te qarte per ekipin qe do te zbrese ne Bentegodi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›