E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi/ Hapja e dosjeve te ish-sigurimit pritet miratimi i ligjit

Dosjet e ish sigurimit mbeten problem per shume vende te botes.
Qeveria dhe shumica e partive ne Serbi shpresojne se deri ne fund te vitit do te miratohet ligji per hapjen e dosjeve te ish-sigurimit megjithate ende ka rezistence nga frika se dosjet mund te rrezikonin shume politikane.

Projektligjin e ka propozuar Levizja per Riperteritjen Serbe SPO se bashku me nje grup organizatash joqeveritare qe ne vitet 2004 dhe 2005. Propozimi ka mberritur edhe ne Kuvendin e Serbise por deputetet nuk jane shprehur ne lidhje me kete ceshtje per shkak se ka munguar vullneti politik.

Situata tani eshte pak me ndryshe. Shumica e partive politike e perkahin miratimin e ketij ligji. Partia SPO pret qe deri ne fund te vitit te arrihet marreveshje dhe te miratohet ligji. Por ka edhe parti te cilat e kundershtojne ate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›