E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika per pagat kalimtare

BE

Europarlamentaret dhe grupet antilobing kritikojne Komisionin e BE-se pasi ai vazhdon te paguaje rroga te larta per ish-komisioneret. Pas largimit nga postet e larta ish-komisionereve te BE-se u takojne rroga per periudhen kalimtare. Ne varesi te kohes ne detyre ato jane 40 deri 65 per qinde rroges se fundit. Nese merret si baze rroga aktuale prej 20.278 eurosh atehere rroga kalimtare eshte nga 8.111 deri ne 13.180 euro ne muaj. Keto rroga paguhen per nje periudhe maksimale prej tre vjetesh. Aktualisht sipas te dhenave te Komisionit te BE-se keto rroga kalimtare i marrin 17 komisionere te larguar. Rregullat per perftimin e rrogave publikohen ne faqen e internetit te Komisionit te BE-se. Eurodeputeti Martin Ehrenhauser i cili nuk i perket asnje grupi ne Parlamentin Europian e kritikon kete rregull si deklarate falimentimi per sistemin e rrogave kalimtare. Komisioni i BE-se ka deklaruar se keto rroga kalimtare kane si qellim tu ndihmojne ish-politikaneve te larte te marrin orientim te ri profesional.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›