E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Meta: Vizita do sjelle pakte të reja

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar se është i kënaqur nga vizita në Beograd.

Gjatë një konferencë për shtyp, mbajtur në Beograd, në ditën e dytë të vizitës së tij në Serbi, Meta u shpreh se kjo vizitë i ka hapur rrugë marrëveshjeve të reja dypalëshe.

Në vijim të axhendës së tij, Meta sqaroi se sot janë parashikuar vizita në luginën e Preshevës. Sa i takon Kosovës, Meta ka deklaruar se për kete çështje, qeveritë e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë pozicione krejtësisht të kundërta.

Serbia dhe Shqipëria pritet të firmosin një memorandum mirëkuptimi për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë së drogës dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›