"Gërdeci", dëshmitarët: Demontimi ndiqej nga specialistë amerikanë

Në seancën gjyqësore për çështjen "Gërdeci" dëshmitarët kanë dhënë dëshminë e tyre për procesin e demontimit , duke deklaruar se procesi ndiqej nga specialistë amerikanë. Sipas dëshmitarëve, i gjithë procesi i demontimit nga ana e punëtoreve realizohej nën mbikqyrjen e specialistëve.
Nga shpërthimi i depos së armeve në Gërdec mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.