E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Mlladic vizitoi varrin e vajzës së tij

BEOGRAD-I dyshuari për krime të luftës, Ratko Mlladic, ish komandant serb i Bosnjës, nën shoqërimin e policisë është dërguar sot për të vizituar varrin e së bijës.

Zëvendës prokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekaric, tha se më vonë Mlladici është kthyer në burg, ku ai po mbahet prej të enjtes, kur është arrestuar, pasi ishte fshehur për 15 vite.

Më vonë gjatë ditës pritet që paneli prej tre gjyqtarëve të vendos lidhur me ankesën e tij kundër transferit në Tribunalin e Hagës, lidhur me akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.

Ai më parë ai kishte kërkuar që ta vizitoj varrin e vajzës së tij Ana, që kishte kryer vetëvrasje në vitin 1994, me pistoletën e babait të saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›