E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Shtypi: Ratko Mlladiç ende në Beograd

I akuzuari më i kërkuar i Hagës për krime lufte, Ratko Mlladiç prej vitesh jeton në një banesë në Beograd, dhe sipas mediave është i lidhur vetëm me një person, që herë pas here e furnizon atë me ushqim dhe medikamente mjekësore. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta "Press", e cila citon burime nga policia sekrete e Serbisë. Sipas kësaj gazete, Mlladiç nuk ka dalë nga banesa që prej pesë vjetësh dhe po sipas këtij organi shtypi, ka ndërprerë të gjitha kontaktet me botën e jashtme dhe nuk komunikon as me familjen e as me miqtë e tij. "I shumëkërkuari për krime lufte në tërësi e ka ndërprerë komunikimin me botë e jashtme. Nuk ka asnjë lloj komunikimi me familjarë apo miq. Eksiton vetëm një person i cili e di se ku ndodhet Mlladic, dhe një heërë në 7 apo në 10 ditë, e furnizon atë me ushqim dhe ilace të nevojshme", informon burimi i afërt me policinë secrete serbe, i cituar nga gazeta press. I pyetur se përse nuk arrestohet Mlladic duke qenë se dihet vendndodhja e tij, burimi ka thënë se, një veprim i tillë nuk është aspak i lehtë, sepse bëhet fjalë për një kompleks të ri banesash, të cilin e ka përshkruar si një xhungël urbane dhe është e pamundur që të kontrollohen të gjitha. Megjithatë, po sipas këtij burimi mësohet se Mlladiç tashmë po kërkohet intensivisht, dhe po kontrollohen të gjitha lokacionet e dyshimta, pagesat e faturave të banesave të këtyre komplekseve banesash

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›