E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, 20 të zhdukur nga përmbysja e një anijeje

Skuadrat egjiptiane të shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për të gjetur 20 pjesëtarët e ekuipazhit, të cilët rezultojnë të zhdukur, pas përmbysjes në Detin e Kuq të një anijeje transporti të mallrave, deklaruan sot burime të autoriteteve portuale të Egjiptit. Ekipet e shpëtimit me anë të helikopterëve kanë arritur të shpëtojnë gjashtë anëtarë të ekuipazhit të anijes, në të cilën ndodheshin 5600 tonë punime artizanale prej xhami, nisur nga Egjipti drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi u përmbys në afërsi të portit egjiptian Safaga. Burimet nuk bënë publike shkaqet e përmbysjes së anijes, ekuipazhi i të cilës përbëhej nga shtetas sudanezë, indianë dhe pakistanezë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›