Serbi akuza per gruan e Ratko Mlladic

Nje gjykate ne Beograd ka paraqitur dy akuza per mbajtje te paligjshme armesh kunder bashkeshortes se gjeneralit Ratko Mlladic duke hapur nje ceshtje qe shihet si presion mbi familjen e te dyshuarit me te kerkuar per krime lufte. Bosiljka Mladic perballet me nje denim deri ne tete vjet burg nese vertetohen akuzat per mbajtje te paligjshme te armeve dhe municioneve te gjetura ne shtepine e Mlladiceve gjate nje kontrolli ne vitin 2008.
Gjykata pritet ta shpalle vendimin ne prill te vitit te ardhshem. Avokati i mbrojtjes u ka thene gazetareve pas seances se prokuroria thjesht po perpiqet te fitoje kohe pasi eshte e ndergjegjshme se nuk mund te arrije nje vendim te favorshem.
Autoritetet serbe shpresojne se duke e vene ne presion familjen e te kerkuarit per krime lufte Ratko Mlladic nje gje e tille mund te ndihmoje ne arrestimin e tij. Seanca ka pesuar nje vonese te shkurter pasi disa dhjetera anetare te parlamentit dhe aktiviste te Partise Radikae Serbe te krahut ultranacionalist dhe mbeshtetes te Mlladic protestuan para gjykates.
Nacionalistet u perleshen edhe me rojet e gjykates te cilet u kerkuan te hiqnin nje parulle ku shkruhej Fund tortures ndaj familjes se Mlladic. Hetime te meparshme kane treguar se Mlladic ka qene i fshehur ne Beograd deri ne fund te vitit 2006.