Serbi eksplozivne qeline e vrasesitte Gjingjicit
BEOGRAD - Policia serbe ka zbuluar ne qeline e Milorad Ulemek Legija ish-bos i klanit famekeq te Zemunit nje sasi eksplozivi plastik te futur ne lapsa. Lajmin e ben te ditur nje oficer i policise serbe sipas te cilit dyshohet se permes ketyre mjeteve Legija po planifikonte arratisjen. Sipas burimit sasia e eksplozivit ishte futur ne vend te mbushjes me ngjyre te lapsit dhe nuk do te ishte dalluar po te mos ishte kontrolluar nga agjente profesioniste. Zyrtari i policise deklaron se lapsat me eksploziv mund te jene futur gjate ndonje takimi qe Legija ka bere me te njohurit e tij. Tani ish-kreu i beretave te kuqe eshte derguar ne nje burg te sigurise se larte ne Pozharevic ku te burgosurit komunikojne me njerezit e tyre te ndare nga nje xham i padepertueshem. Legija i denuar dy here me nga 40 vjet burg akuzohet per nje numer te madh vrasjesh perfshire ate te ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjic.
s.g/GSH/balkanWeb
s.g/GSH/balkanWeb