E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi kërcënon Hollandën: Lironi Mlladic, do hedh në erë digën

HOLLANDË- Shërbimi Informativ holandez po heton dy incizime në YouTube në të cilat një serb kërcënon se do shkatërrojë një digë në Holandë, në shenjë proteste për shkak se në burgun e Hagës gjenden ende Ratko Mladic, Radovan Karadzic dhe Vojislav Sheshel.

Shërbimi Informativ Holandez po kontrollon incizimet në të cilat një mashkull, i cili prezantohet si dr. Miroljub Petrovic, kërcënon se do të rrafshoj digat e Holandës, nëse nuk lirohen të sipërpërmendurit.

"Plani është që t’i dërgohet një ultimatum qeverisë kukull të Holandës, kur forcat patriotike do ta marrin pushtetin në Serbi, për të liruar trimat serbë... Në të kundërtën, kjo digë e brishtë do të bombardohet dhe Holandën do ta prese një katastrofë e madhe”, - thotë Petrovic.

Shërbimi Informativ Holandez ka thënë se janë të njoftuar për këto incizime dhe se do ta informojne publikun për zhvillimin e hetimeve.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›