E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, gjendet kufoma e një femre, policia: S'ka shenja dhune

LEZHË- Kufoma e një personi të seksit femër është gjetur sot në një zonë malore të Lezhës.

Mësohet se kufoma është gjetur nga një bari, ndërsa policia lokale pas disa orë hetimesh ka mundur ta identifikojë. Ajo është shtetasja Dalina Miloti, 32 vjeçe.

Sipas të dhënave të policisë së qytetit verior, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, pasi viktima s’ka shenja dhune në trup.

Policia saktëson gjithashtu se viktima rezultonte e zhdukur prej 3 ditësh nga banesa e saj në fshatin Dajc të Lezhës, ndërsa trupi i pajetë është gjetur 10 km larg banesës, në afërsi të fshatit Kranjë. 

Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, ndërsa trupi pritet t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›