Serbi, nëna hedh dy fëmijët nga ballkoni, vret dhe veten
NISH- Një nënë e re serbe është bërë autorja kryesore e tragjedisë së saj familjare duke vrarë djalin dhe vajzën e saj, e më pas duke vrarë dhe veten.
35-vjecarja ka hedhur dy fëmijët e saj 2 dhe 5-vjecar nga kati i katërt i banesës, ndërkohë nga tronditja mësohet se është hedhur dhe vetë nga ballkoni duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Agjencitë e lajmeve serbe bëjnë me dije se djali 2-vjecar ka vdekur në vend, ndërkohë që vajza 5-vjecare është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe gjendja e saj megjithëse e përkeqësuar mësohet të jete jashtë rrezikut për jetën.
Për policinë serbe me vdekjen e nënës ka mbetur mister tragjedia familjare, ndërkohë mësohet se ngjarja tronditëse ka ndodhur sot në qytetin Nish të Serbisë.
(e.m/BalkanWeb)