E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi perleshje protestues-polici te arrestuar



Policia serbe tha se gjate fundjaves ka arrestuar nje numer personash ne qytetin e Novi Pazarit i banuar me shumice boshnjake. Zyrtaret serbe nuk kane dhene numrin e sakte te arrestuarve por thane se ndalimet jane bere nen akuzat per prishje te rendit publik dhe per sulme ndaj policise.

Rreth 1000 persona moren pjese ne protestat e fundjaves qe kundershtonin ndertimin e nje kopshti ne nje siperfaqje toke qe pretendohet nga bashkesia islame. Mediat serbe raportuan se kater police ishin plagosur gjate rrahjes mes protestuesve dhe forcave te rendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›