E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta Faqolli Do zhvishem sipas kenges

Intervista/ Kengetarja shpjegon Me Seldin u puthem kot sa per te bere foto paparaci

Kete vit kengetaren Jeta Faqolli nuk e shohim ne Maratonen e Kenges Popullore e Qytetare. Pjesemarrja e saj nuk ka qene e mundur duke qene se Jeta eshte shume e impenjuar ne kete sezon veror. Ka nisur pergatitjet e nje klipi te ri per te cilin nuk eshte e sigurt nese do te lancohet kete vere apo do ta lere per vitin e ardhshem ndersa edhe koncertet ne bregdet duan kohen e tyre. Heren e kaluar neve ju servirem disa foto seksi te bukuroshes ne Sarande e cila edhe njehere ne intervisten e meposhtme shpjegon se nuk do te pozonte nudo edhe sikur ti ofronin nje shume marramendese. Po keshtu ajo nuk nguron te na shpjegoje se cishte ai thashethem ne lidhje me te dhe Seldin e Big Brother...

Jeta me cfare po merreni aktualisht kemi pare qe mungoni te Maratona e Kenges Popullore e Qytetare
Kam nisur pergatitjet per nje kenge te re verore por nuk di a do ta realizoj para se te mbaroje vera. Perndryshe besoj se do mbetet per veren tjeter. Gjithashtu jam ne pergatitje te albumit tim te trete ne radhe. Po keshtu kete vere kam shume koncerte qe zhvillohen ne bregdet. Eshte e vertete qe nuk jam pjese e Maratones kete vit. Kete sezon veror e kam shume te ngarkuar axhenden ndaj ishte e pamundur pjesemarrja ne kete event.

Kenget tuaja kane pasur vazhdimisht tekste shume pikante. Ju vete cilen preferoni prej tyre
Vertete qe kane tekste qe spikasin. Konkurrenca ka qene vertet nje kenge mjaft e pelqyer nga publiku por eshte gjithashtu dhe nje tjeter qe titullohet Provokimet kenge qe edhe pse ka dale para 4 vitesh eshte mjaft e kerkuar. Nderkohe qe preferenca ime eshte per te gjitha kenget e mia. Nese do te me duhej te zgjidhja nje prej tyre do te vecoja baladen e titulluar Shko. Them se po ta degjoni me vemendje do te kuptoni qe eshte nje kenge shume e ndjere.

Sipas jush ku nis te quhet e ekzagjeruar nje veshje neper klipe
Une besoj se do ta pershtatja tekstin e kenges me veshjen. Normalisht kur jane kenge serioze apo balada nuk ka nevoje per zhveshje mendoj une por nese behet fjale per nje kenge ritmike dhe verore aty ka vend edhe per pak zhveshje apo jo. Sigurisht qe me stil edhe ekstravaganca ne kete menyre pse jo

Jeta ju keni deklaruar se nuk do te pozonit nudo as kundrejt nje shifre marramendese parash. A keni ndryshuar ndopak mendim
Jo jo akoma e kam kete mendje dhe nuk e kam ndryshuar. Nuk do te pozoja nudo as kundrejt nje shume te majme.

A ju pelqen argetimi neper pub-e apo preferoni me se shumti mbledhjen me miq ne vende me intime
Ne fakt keto vitet e fundit nuk para e frekuentoj jeten e nates pasi me eshte bere teper monotone per vete faktin se kengetaret kane feste gjithmone permes evenimenteve ku marrin pjese. Per me teper muzika me volum te larte na ka lodhur. Tani me shpesh dal neper ambiente te qeta pa muzike ku mund te diskutojme me shoqerine dhe te argetohemi edhe pse pa muzike. Por edhe qendrimi ne shtepi me pelqen dhe here pas here me relakson tej mase.

Eshte perfolur ne shtyp se ju dhe Seldi i Big Brother keni pasur nje lidhje dashurore se bashku madje kemi pare edhe foto ku ju te dy shfaqeni duke u puthur. Si qendron e verteta e kesaj ceshtje ne crrethana jeni njohur ju te dy dhe a vijoni te flisni me njeri-tjetrin
Ajo foto se ciles i referoheni ju eshte shkrepur para nje viti e gjysme ne promovimin e pub-it te Kastro Zizos ku kemi qene te pranishem shume kengetare dhe paparace. Ne pije e siper duke bere shaka me njeri-tjetrin pame paparacin qe kerkonte medoemos te kapte dicka dhe me thote Seldi mua Bejme sikur do puthemi dhe une nuk e refuzova. Normal qe fotoja ishte bere dhe ne e kishim harruar kete gje vec kur del papritur nje dite ne skene permes gazetave ne momentin kur Seldi ishte brenda ne Big Brother Albania. Por dua te sqaroj se me Seldin kemi pasur vetem shoqeri asgje me shume.

Cili ka qene thashethemi qe ju ka bere te ndjeheni me keq
Ka pasur mjaft por njera qe sipas meje ka qene me e ekzagjeruar eshte kur eshte shkruar ne nje reviste kosovare Jeta eshte lesbike. Ata jane bazuar ne nje foto te marre nga interneti ku une kam dale me motren time por ata qe i jane referuar fotos nuk e dinim kete gje.
Intervistoi Fjoralba Shahaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›