E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin përplasjet në PS, Blushi-Ramës: Prano humbjen!

Njëri nga eksponentët e kësaj partie, deputeti i rizgjedhur Ben Blushi ka replikuar ashpër me kryetarin Edi Rama, duke i kërkuar atij mbajtjen e përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve. “Zoti Rama, pranoni që Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet”, ka deklaruar Blushi gjatë mbledhjes së kryesisë, megjithëse mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe larg kamerave. Blushi ka deklaruar më tej, se PS-ja, tashmë i duhet të qëndrojë në opozitë dhe për katër vitet e ardhshme.

Gjithsesi, kjo është vetëm nisja e përplasjeve në partinë më të madhe në opozitë. Statuti i partisë ka një nen, sipas të cilit nëse humbet zgjedhjet, kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen, e cila ma sa duket nuk po zbatohet nga Edi Rama, megjithëse ishte ai që e vendosi një nen të tillë.

 Para zgjedhjeve, Blushi pat deklaruar se Rama duhet të jepte dorëheqjen, nëse nuk fitonte zgjedhjet. Deri më tani, Rama nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të largohej nga partia, teksa në konferencën e një dite më parë tha se Partia Socialiste do të organizohej sërish. “Partia Socialiste do të shkojë përpara për t'u bërë një alternativë qeverisëse”-tha Rama dje.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›