E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi,Vuçiç:Data për bisedime në tetor

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pret që vendi i tij në qershor të marrë ftesën për bisedime të paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në muajin tetor.

Supozoj se data do të caktohet për tetor dhe ky do të ishte lajm i mirë, ka thënë Vuçiç për gazetën Blic.

Ai ka theksuar se bisedimet natyrisht se nuk nisin në qershor dhe ky është interpretim i gabuar i politikanëve dhe mediave.

Bashkimi Evropian, në fund të këtij muaji, pritet të vendosë për rrugën përpara të Serbisë dhe të vendeve të tjera që synojnë anëtarësimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›