E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia 10 vjet pa diktatorin

Te premten u mbushen 10 vjet prejse presidenti i RF te Jugosllavise dhe i akuzuari i Hages Slobodan Milosevic i humbi zgjedhje per president te RFJ.

Me fitoren e opozites se bashkuar keshtu u permbyll sundimi autokrat dhjetevjecari Slobodan Milosevic. Duke mos dashur qe ta pranoje humbjen Partia Socialiste e Serbise SPS dhe lideri i saj Milosevic shkaktuan krizen paszgjedhore ne Serbi e cila kercenonte te shnderrohej ne lufte qytetare. Opozita demokratike serbe DOS beri thirrje per demonstrata per shkak te mospranimit te rezultateve per president te RFJ. Pas protestave disaditor qe perfshine gjithe Serbine kriza perfundoi me 5 tetor ne Beograd ku ishin mbledhur disa qindra mijera njerez.

Ne zgjedhjet e 24 shtatorit 2000 per president te RFJ u zgjodh Vojislav Kostunica i cili asokohe dukej nje zgjidhje e mire krahasuar me Milosevicin. Koha tregoi se Kostunica ishte larg te te qenit demokrat.

Tete vjet me vone SPS serish u be pjese e pushtetit ne Serbi. Ne koalicionin qeveritar pro-evropian te kryeministrit serb Mirko Cvetkovic qe u formua ne korrik te vitit 2005 kryetari i SPS Ivica Dacic u zgjodh per zevendeskryeminister dhe minister te Brendshem.

Ndryshe ne prill te vitit 2001 Milosevic u arrestua per shkak te malverzimeve financiare ndersa nje muaj me vone u ekstradua ne Tribunalin e Hages ku u gjykua per gjenocid dhe krime lufte te kryera gjate luftes ne Bosnje e Hercegovine dhe per krime lufte dhe krime kunder njerezimit te kryera ne Kroaci dhe Kosove. Vdiq nga infarkti me 11 mars 2006 ne qeline e Tribunalit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›