E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia Jo pjesemarrjes ne zgjedhje

Qeveria serbe ka deklaruar serish se nuk jane plotesuar kushtet qe ajo tiu sugjeroje serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit.

Permes nje komunikate per shtyp Beogradi zyrtar ka theksuar se me pare duhet te arrihet nje zgjidhje per statusin e Kosoves ne menyre qe te marre fund konflikti shqiptaro-serb.

Qeveria e Serbise vlereson se eshte e domosdoshme qe permes rrugeve te dialogut Beogradi dhe Prishtina te gjejne sa me shpejt nje zgjidhje te qendrueshme per ceshtjen e Kosoves. Ajo duhet te jete e pranueshme per te dyja palet dhe te sjelle pajtimin historik mes serbeve dhe shqiptareve thuhet ne komunikate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›