Serbia bojkoton samitin e Dubrovnikut

Serbia ka vendosur të bojkotojë samitin e radhës të vendeve të Ballkanit, që këtë herë do të zhvillohet në Kroaci.
Serbia ka vendosur të bojkotojë samitin e radhës të vendeve të Ballkanit, që këtë herë do të zhvillohet në Kroaci.
Shkak, ashtu si dhe herët e kaluara është bërë pjesëmarrja e kryeministrit kosovar Hashim Thaci, i cili është ftuar nga homologia Jadranka Kosor.
Samiti do të mbahet në datat 9 dhe 10 korrik në Dubrovnik. Në të, të ftuar specialë do të jenë kryeministri italian Silvio Berlusconi, ai francez Francois Fillon, polaku Donald Tusk dhe ai bullgar Bojko Borisov.