Serbia dëshiron kthimin e “230 mijë të të shpërngulurve” në Kosovë

Shefi i ekipit të Beogradit për implementim të Marrëveshjes dhe këshilltari i kryetarit të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se propozim plani për zbatimin e Marrëveshjes mund të bëhet vetë sipas asaj që pajtohen të dy palët e nga përfaqësuesi i BE-së pritet që në projektet e saj të mos i jepet përparësi asnjërës mënyrë të interpretimit të Marrëveshjes.Në pyetjen nëse është bërë ndonjë ndryshim në propozimin e marrëveshjes për implementim që ka arritur nga kabineti i shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton, Gjuriq për gazetën "Politika" ka thënë se "janë në dijeni të gjitha palët e përfshira në proces".
"Para ekipit tonë gjendet një detyrë shumë e vështirë. Nuk kemi të drejtë të gabojmë", ka konstatuar Gjuriq.
Gjuriq ka thënë se “ekzistimi i Serbisë në Kosovë është i mundshëm dhe i qëndrueshëm vetëm si bashkësi me popullin tonë që jeton në Kosovë dhe ka shtuar se delegacioni i serbëve nga Kosova do ta ketë vendin e vet në delegacionin e Serbisë”.
Gjuriq ka shtuar se Serbia kërkon fillimin e dialogut për çështje të pasurisë, trashëgimisë kishtare e kulturore, kthimin e 230 mijë, siç ka thënë ai, të të dëbuarve nga Kosova dhe krijimin e parakushteve për pjesëmarrje në institucionet qendrore të Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur./Indeksonline/