E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia do të dekorojëushtarët e vet qëterrorizuan Ballkanin

BEOGRAD- Ministria e Mbrojtjes në Beograd ka vendosur që t'u ndajë medalje përkujtimore ushtarëve nga Serbia, të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e zhvilluara në hapsirat e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 90-të. Këtë e bëri të ditur dje radion gjermane "Deutche Welle". Sipas kësaj radioje ministria serbe e Mbrojtjes thotë se medaljet përkujtimore do t'u ndahen vetëm atyre që kanë shërbyer me nder dhe profesionalitet. Igor Joviçiq, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes, pas reagimeve shumë të ashpra nga rajoni, shpjegon se këto dekorata do të ndahen vetëm për një periudhë të caktuar. "Medaljet sipas këtyre kriterieve ndahen në të gjitha ushtritë tjera dhe nuk ka asnjë shkak, që të mos u jepen edhe ushtarëve tanë. Sipas rregullores së fundit, dekoratat mund t'u ndahen ushtarëve që kanë marrë pjesë në luftë në territorin e RSFJ-së, RFJ dhe Serbisë. Me medalje mund të dekorohet çdo ushtar i Ushtrisë Serbe, i cili ka marrë pjesë në luftë në periudhën prej 26 qershorit 1991 deri më 19 maj 1992, prej 23 marsit 1998 deri me 26 qershor 1999 si dhe në periudhën 23 mars 2001 deri më 30 qershor 2001. Dekoratat mund t'u jepen ushtarëve të cilët nuk kanë qenë nën hetime dhe nuk janë akuzuar prej ndonjë gjykate në vend apo jashtë vendit", - pohon Joviçiq. Gjatë këtyre periudhave për të cilat flet Joviçiq janë zhvilluar gati të gjitha aksionet e rëndësishme gjatë luftës në Kroaci. Ushtarët e Serbisë mund të marrin mirënjohje edhe për pjesëmarrje në luftën e Bosnjë-Hercegovinës, deri në tërheqjen e Armatës Popullore të Jugosllavisë, si dhe për pjesëmarrje në luftën e Kosovoës dhe në Luginën e Preshevës. "Dekoratat mund t'u ndahen ushtarëve që kanë marrë pjesë në luftë në territorin e RSFJ-së, RFJ dhe Serbisë. Me medalje mund të dekorohet çdo ushtar i Ushtrisë Serbe"
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›