E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia duhet t’i ndihmojë Kosovës

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin ka thënë se Serbia duhet t’i ndihmojë Kosovës, ngase në këtë mënyrë do t’u ndihmonte serbëve, të cilët jetojnë në Kosovë.

Kacin, në një prononcim për të përditshmen “Blic”, ka thënë se në vend që Qeveria serbe t’i inkurajojë serbët që jetojnë në Kosovë, ajo e bën të kundërtën, duke i injoruar dhe duke i kundërshtuar ata.

“Duhet një ndryshim i praktikës, ndryshim në të mirë. Njerëzve duhet lehtësuar jetën. Njerëzve u duhet ndihma që të qëndrojnë në Kosovë për të jetuar atje. Duhen vende pune për shqiptarët dhe për serbët, Kosova duhet ndihmuar dhe mbështetur”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›