Sllovenia dhe Hungaria akuza qeverisë së Zagrebit për refugjatët
Në kufirin slloven – Situatë e tensionuar në kufirin mes Kroacisë me Slloveninë dhe Hungarinë, pasi emigrantët e bllokuar në shtetin ballkanik po tentojnë të vijonë rrugëtimin e tyre në vendet e BE-së. Gjatë natës janë shënuar të tjera incidente kur emigrantët janë përpjekur të largohen nga Kroacia, por janë ndalur nga policitë e shteteve fqinje. Policia sllovene ka sulmuar me spraj piperi një grup emigrantësh që kërkonin të kalonin në territorin slloven. Incidenti u shënua në fshatin Harmica ku grupi i emigrantëve mbeti i bllokuar pas pezullimit të qarkullimit të trenave mes dy vendeve. Emigrantët tentuan të kalonin kufirin më këmbë, por u ndaluan nga policia. Ata morën mjekim nga mjekët kroatë por nuk pranuan të largohehsin nga pika kufitare. Qeveria e Sllovenisë akuzoi Kroacinë se po thyentë rregullat e BE-së dhe të marrëveshjes së Shengenit pasi nuk po rregjistrojnë refugjatët.
Në kufirin hungarez – Ndërkohë një tjetër incident u shënua edhe në kufirin mes Kroacisë dhe Hungarisë. Autoritetet hungareze raportuan se një tren me rreth 4 mijë emigrantë dhe rreth 40 policë kroatë mbërriti në stacionin kufitar hekurudhor Magyarboly pa asnjë njoftim paraprak. Policët kroatë u çarmatosën dhe u dërguan në Kroaci ndërsa drejtuesi i trenit u arrestua nga autoritet hungareze. Por qeveria e Zagrebit përgënjestroi këto raportime dhe tha se nuk ka patur asnjë lëvizje të palajmëruar dhe se veprimet e policisë kroate ishin të koordinuara me homologët hungarezë.
Emigrantët pasi u regjistruan u dërguan me autobusë në qendrat e pritjes në kufi me Austrinë me qëllim vijimin e rrugëtimit. Por autoritetet austriake paralajmëruan se nuk do të pranonin kalimin e kufirit, me pretendimin se këta azilkërkeus nuk do qëndronin në Austri por do shkonin në Gjermani.
Misnitri i jashtëm hungarez, akuzoi Kroacinë se po inkurajonte emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë ilegale. Peter Szijarto foli pas një vizitë të shkurtër në Beograd ku u takua me zyrtarët serbë. Ai tha se autoritet kroate poi dërgojnë në mënyrë të pakoordinuar qindra emigratë drejt kufirit hungarez, pa I regjsitruar më parë.
Situata në Turqi – Ndërkohë në Turqi vijojnë të vërshojnë mijëra emigrantë, të cilët synojnë të kalojnë kufirin për në Greqi. Ata kanë ngritur kampet në zonat kufitare dhe po përballen me kushte të vështira jetese.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter