Serbia kerkon mbeshtjetje per Kosoven
Serbia u ka kerkuar rreth 80 vendeve, te cilat ende nuk e kane njohur Kosoven, qe ta mbeshtesin ne procesin ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ku do te trajtohet ligjshmeria e pavaresise se Kosoves.
Ne nje leter te ministrit te Jashtem, Vuk Jeremiç, nga vendet, ku ben pjese edhe Rusia, kerkohet qe t'ia paraqesin me shkrim gjykates qendrimin e tyre zyrtar lidhur me shpalljen e pavaresise se Kosoves. "Ju ftoj qe ta konsideroni parashtrimin e nje deklarate me shkrim ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, duke shprehur qendrimin zyrtar te vendit tuaj per kete çeshtje me rendi absoluta para 17 prillit", citon shtypi i Beogradit letren e ministrit Jeremiç.