Mujota: FSK-ja gjithëpërfshirëse
Prishtinë - FSK-ja është gjithëpërfshirëse, në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të paqes dhe sigurisë në vend. Kështu ka deklaruar Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sipas të cilit “FSK është parashikuar që të ketë 2 800 pjesëtarë aktivë dhe 500 rezervë. Vetëm nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në FSK kanë kaluar rreth 1 400 pjesëtarë, ndërsa konkursi për pranimin e kadetëve është i hapur”. Gjatë një conference për shtyp ai nënvizoi se deri tani, në FSK janë përfshirë 6,5 për qind të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve pakicë, ndërsa rreth 3,5 për qind janë femra.