Serbia kerkon ndryshimin e marreveshjes
Serbia kerkon ndryshim te Marreveshjes me NATO-n, me te cilen perfundoi Lufta ne Kosove, tha komandanti i armates se Serbise, Zdravko Ponosh. Sipas tij, Beogradi synon qe te mos ekzistoje zona e ndalim fluturimeve ndermjet Serbise e Kosoves, e krijuar nga aleanca veriatlantike, pasi forcat serbe u larguan nga Kosova, ne vitin 1999.
Zona 25 kilometershe ishte krijuar nga NATO-ja per te parandaluar cdolloj perpjekjeje nga ana e Serbise per tu kthyer ne Kosove. Mbi kete zone nuk lejohen fluturime ushtarake, ndersa trupave serbe u duhet leje speciale nga komanda e NATO-s ne Kosove per te hyre ne rajon. "Partneret ushtarake nuk duhet te kene zone neutrale ne mes tyre", u tha gjenerali Ponosh mediave te Beogradit, pasi sipas tij gjerat kane "ndryshuar shume" prej perfundimit te luftes para 10 vitesh dhe NATO-ja, qe eshte e vendosur ne Kosove, tashme nuk eshte armik i Serbise.