Maqedoni, merr fund greva e punonjësve të arsimit
Tiranë (ina/start)-Në Maqedoni ka marrë fund protesta disa ditore. Vendimi i drejtuesve të e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), për të ndërprerë grevën erdhi pasi u arrit një marrëveshje me përfaqësuesit e qeverisë. Drejtuesit e Sindikatës nënshkruan marrëveshjen me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Pero Stojanovski si dhe të Kulturës, dhe Elizabeta Kançevska – Milevska.
Marrëveshja në fjalë parasheh që kontrata kolektive të hyjë në funksionim menjëherë, ndërsa rritja e pagave do të fillojë nga 1 janari i vitit 2010.
"Janë pranuar edhe kërkesat për rritjen e shtesave për ushqim dhe transport të cilat do të vazhdojnë nga qershori i vitit 2009. Gjithashtu është arritur marrëveshje që më së voni deri në fund të muajit mars të përfundoj transformimi i marrëdhënies së punës për personat që janë të punësuar në një kohë të caktuar", theksoi kryetari i SASHK, Dojçin Cvetanovski.
Palët që nënshkruan marrëveshjen njoftuan se për të gjitha orët e humbura gjatë kohës së grevës do të bisedohet gjatë ditëve të ardhshme për të gjetur mundësinë e plotësimit të tyre.