E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia mund të kushtëzohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojslav Kostunica vlerësoi se zyrtarët e shteteve europiane nga Serbia gjithnjë e më shpesh po kërkojnë që me Kosovën të bashkëpunojnë si me shtetin fqinj.

“Zyrtarët europianë po kumtojnë se ka ardhur koha që Serbisë qartë t’i vihet kushti se me Kosovën duhet domosdo të fillojë bashkëpunimin sikurse më shtete fqinje”, thuhet në deklaratën e Kostunicës, dhënë për agjencinë “Beta”.

“Serbia menjëherë duhet të insistojë në biseda me BE’në, në të cilat qartë do të thotë se nuk ekziston shteti fqinj i Kosovës dhe kjo është rrugë plotësisht e gabuar për të kërkuar zgjidhjen”, shtoi ish-Kryeministri serb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›