E Martë, 3 Nëntor 2026

Serbia ndihma në Ukrainë, 14 kamionë dërgohen në vendin e sulmuar nga Rusia

Megjithëse vijon të mbajë marrëdhënie preferenciale me Rusinë, sërish Serbia nuk ndal aksionet e saj propagandistike.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se Serbia ka dërguar 14 kamionë me ndihma humanitare në Ukrainë dhe se është e gatshme të pranojë edhe më shumë refugjatë nga ai vend dhe të ndihmojë edhe më shumë popullin ukrainas.

Ana Brnabic, e cila së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Serbi Volodymyr Tolkach dhe ambasadoren e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret morën pjesë në dërgimin e një kontigjenti të ri të ndihmave humanitare në Ukrainë, tha se ndihmat e sotme në formën e barnave dhe mallrave po dërgohet për popullsinë vulnerabël të Ukrainës.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›