E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nuk heq dorë nga zgjedhjet edhe në Kosovë

Qeveria serbe nuk thotë se ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, mirëpo një përfaqësues i saj për herë të parë ka pranuar se ky shtet do ta respektojë qëndrimin e UNMIK-ut nëse Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë.

Shefi i delegacionit serb në dialogun Kosova - Serbi Borisllav Stefanoviq, ka thënë se qeveria në Beograd e respekton këtë qëndrim pasi misioni i përkohshëm i OKB-së në Kosovë është i vetmi që mund ta interpretojë Rezolutën 1244. 

Beogradi jozyrtarisht e pranon se nuk ekziston asnjë formulë që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal në territorin e Kosovës. Shefi i delegacionit serb ka deklaruar për mediat serbe se negociatat me Kosovën do t`i fillojë qeveria e re e Serbisë, ndersa qe deri në mbajtejn e zgjedhjeve duhet të implementohen marrëveshjet e arritura. 

Zgjedhjet parlamentare serbe dhe ato lokale pë qytetet e Serbisë janë mbajtur që nga paslufa edhe në Kosovë. Përpos deklaratave kundër të zyrtarëve kosovar, ato janë lejuar të mbahen edhe nën administrimin e UNMIK-ut. Kandidatë serbë, ndër ta edhe Nikoliç i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit, por edhe vet Daçiç i Partisë Solialiste Serbe të Millosheviçit kanë bërë fushatë në Kosovë në të gjitha zgjedhjet serbe që nga paslufta. 

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi janë shprehur se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

/rg/shqiptarja.com/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›