Mitrovicë, i jepet lamtumira e fundit 38-vjecarit, humbi jetën nga eksplozivi në banesë
MITROVICE- Zyrtarë të komunës së Mitrovicës, deputetë, familjarë, të afërm, miq dhe bashkëqytetarë shqiptarë të Mitrovicës i dhanë lamtumirën e fundit 38-vjeçarit nga Kosova Selver Haradinaj, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike nga shpërthimi me eksploziv në banesën e tij në veri të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Selver Haradinaj u varros me nderime, në varrezat e qytetit të Mitrovicës. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati tha se ka qenë një sulm makabër që ka tronditur të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
“Ky rast nxjerr në pah nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, të izolojnë strukturat kriminale serbe, që po terrorizojnë qytetarët jo serbë”, tha Kastrati.
Bashkëshortja e Selver Haradinaj, u shpreh shumë e zhgënjyer me institucionet e rendit dhe ato qeverisëse të Kosovës, të cilat sipas saj, asnjëherë nuk kanë treguar interesim për familjen e saj, që ka jetuar nën frikë dhe trysni të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, shpesh edhe pa bukë.
Selver Haradinaj gjeti vdekjen nga shpërthimi i eksplozivit në banesën e tij në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, ndërsa katër anëtarë të familjes së tij u plagosën nga ky akt i rëndë. EULEX dhe policia kosovare kanë nisur hetimin për ngjarjen, që dyshohet se ka prapavijë etnike.
Krerët e politikës në Kosovë, presidentja, kryeministri, e dënuan sulmin e dhunshëm dhe kërkuan zbardhjen e ngjarjes, zbulimin dhe kapjen sa më të shpejtë të autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.
Ndërkohë, shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, përmes një reagimi, kanë dënuar krimin makabër të kriminelëve serbë dhe kërkojmë reagimin e menjëhershëm dhe të shpejtë të organeve kompetente për siguri në pjesën veriore të qytetit, me qëllim që të kapen autorët e krimit dhe të dalin para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Eksploziv në banesë vdes shqiptari, plagosen 4 fëmijët
Një person ka vdekur ndërsa 4 fëmijet e tij janë plagosur, 2 prej të cileve në gjendje të rëndë nga shpërthimi në një banese në veri të Mitrovicës .
Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 te mëngjesit pranë vendit të njohur si 'Tre rrokaqiejt', në banesën e Selver Haradinaj me etni shqiptare. Për pasojë ka humbur jeten, 38-vjecari, baba i katër fëmijëve, ndërkohë që dy nga fëmijët e tij janë ende në emergjencë.
Sipas burimeve jozyrtare që vijnë nga punonjës të EULEX, mediat kosovare citojnë se shpërthimi në banesë është bërë përmes një detonatori të montuar.
Televizioni i Kosovës raportonte sot ne mëngjes se sipas banorëve të zonës, edhe babai i viktimës ishte vrarë në veri të Mitrovicës në vitin 1999.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar, por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike.
Deri në këto çaste, nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti, ndërsa sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit.
Veriu i Mitrovicës është i dominuar nga serbët dhe strukturat e tyre paralele, ndërsa zona e Tre Rrokaqiejve është e banuar dhe me shqiptarë.
(d.b/el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vrasja në Mitrovicë, BE e shkuar: Hetim të shpejtë incidentit Qeveria e Kosovës dënon aktin terrorist në veri të Mitrovicës Sulmi në Mitrovicë, VV: Qeveria të mbajë përgjegjësi, ‘STOP’ negociatave me Serbinë AAK: Shteti të mbrojë qytetarët, të kapen autorët e shpërthimit