E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia para referendumit: Kosova ose Evropa

Shteti serb do të vendosë për politikën e mëtejshme rreth Kosovës pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.
 

Nëse Brukseli insiston për njohje të Kosovës, qytetarët do të vendosin, transmeton gazeta “Veçernje Novosti” e Beogradit.
 

Burime të kësaj gazete kanë thënë se kreu i shtetit Timosllav Nikoliç është krejtësisht i vetëdijshëm se politika “edhe Kosovë edhe BE-ja” po has vështirësi pas kërkesave gjermane që Serbia të vendosë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën.
 

“Nëse hapur do të vihet kushti që Serbia faktikisht ta njohë Kosovën për të vazhduar integrimin në BE, nuk përjashtohet mundësia që në Serbi të mbahet referendumi me pyetjen: Kosova ose Evropa”, kanë thënë burime të Presidencës serbe për këtë gazetë beogradase.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›