E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia propozon samit të të papërfshirëve

Serbia ka propozuar mbajtjen e një samiti mes 120 vendeve të botës që nuk janë përfshirë në samitin e vendeve të G20 që u mbajt në dy ditët e fundit në Pitsburg.
Presidenti serb Boris Tadiç ka ftuar liderët e kësaj lëvizjeje, që të takohen në Beograd, për të shënuar samitin e parë të mbajtur në të njëjtin vend në vitin 1961.
Në atë kohë, Serbia ishte pjesë e Federatës jugosllave, lideri i së cilës, Josip Broz Tito, luajti rol thelbësor në krijimin e organizatës.
Lëvizja e të Paparfshirëve ka qenë kritike e ashpër e veprimeve të SHBA-së, ndërsa ka shprehur mbështetje për qeveritë në Iran, Kubë dhe Zimbabve.
Në fillim të këtij muaji, ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice, nuk pranoi të komentonte lëvizjen duke e quajtur si të "vjetëruar".
Serbia ka qenë në konflikt me Uashingtonin rreth njohjes se Kosovës nga ana e Amerikës."Më lejoni të theksoj se Serbia do të vazhdojë të angazhohet në Lëvizjen... sepse besojmë se stabiliteti dhe prosperiteti ndërkombëtar nuk mund të konsolidohet pa i marrë parasysh pikëpamjet e shumicës së kombeve në botë", ka thënë Tadiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›