E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksina e HIV-it redukton infektimin

"Kjo është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë punën," i tha BBC-së kreu i Nismës Ndërkombëtare për Vaksinën e AIDS, Seth Berkley.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky zhvillim është premtues për të ofruar një vaksinë të sigurt për njerëzit në mbarë botën.

Vaksina u testua tek 16 mijë vullnetarë në Tajlandë si një pjesë e programi të financuar nga Ushtria Amerikane. Rezultatet u njoftuan pas një pune kërkimore që zgjati 6 vjet.

Hap i parë
Këto testime kanë shkaktuar ngazëllim sepse studimet për prodhimin e një vaksine kundër virusit të HIV-it kishin mbetur në vend gjatë viteve të fundit.

Rezultatet e tij sugjerojnë se personat që e vaksinuar, kanë gjasa 30 përqind më të vogla për t'u infektuar nga virusi.

Vaksina u bazua tek shtamat e virust që qarkullojnë rëndom në Tajlandë. Ekspertët kanë nënvizuar se personat e përfshirë në analizat përfundimtare ishin të paktë, kështu që do të duhet të mësohet më shumë mbi mekanizmin mbi të cilin funksionon vaksina.

Për këtë arsye, sipas BBC-së, shkencëtarët duan të analizojnë rezultatet dhe të zhvillojnë më tej testimin. Krahasuar me atë që duhet të arrihet, zhvillimi i fundit, sipas tyre, është vetëm hapi i parë.

Aktualisht rreth 33 milionë vetë janë të infektuar me HIV në mbarë botën.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›