Serbia synon destabilizimin e rajonit

Sllobodan Çashule (foto AFP)
Nuk lejuam që Serbia të na i prish marrëdhëniet ndëretnike. As maqedonasit e as shqiptarët nuk duan destabilizim të Maqedonisë. Po shihet fare mirë se kush dëshiron destabilizim të rajonit, është shprehur diplomati maqedonas Sllobodan Çashule.
Ai e mbështet këtë qëndrim me spekulimet e bëra në mediet serbe lidhur me vrasjen e pesë maqedonasve në Shkup.
Analisti ka bërë një deklaratë të tillë për gazetën maqedonase Zhurnal Plus. Sipas tij, qytetarët arritën të mbajnë një qëndrim të unifikuar duke i bërë secilit me dije se krimi nuk ka ngjyrë etnike.
Shoqëria jonë tregoi pjekuri, maturi, dhe të gjithë qytetarët bashkë pa dallim shqiptarë, maqedonas, turq e të tjerë qëndruam dhe e menaxhuam mirë situatën pas vrasjes së pesëfishtë në Smillkovç të Shkupit, ka thënë Çashule. /F.S/