E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi Nano-Meta, me Ramën në fillim të javës

Ilir Meta - Fatos Nano

Fatos Nano ka nisur publikisht negociatat me partitë parlamentare lidhur me kandidaturën e tij për President të Republikës. Takimin e parë për këtë çështje Nano e ka nisur me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Ilir Meta.

Takimi i tyre është tet-a-tet, i zhvilluar në një nga hotelet më të njohura në kryeqytet ka zgjatur për më shume se dy orë.

Në përfundim, Nanon dhe Meta dhanë nga një prononcim të shkurtët për mediet. Nano njoftojë se në fillim të javës do të takohet me liderin e opozitës Edi Rama. Kurse Meta vlerësoi mesazhet konstruktive të Nanos por nuk dha asnjë mbështetje publike për kandidimin e ish-kryeministrit por tha vetëm se paragjykimi nuk i takon filozofisë së LSI-së, filozofia jonë është integrimi.

Nano dhe Meta kanë qenë për shumë vite dy prej figurave kryesore të Partisë Socialiste. Marrëdhënia e tyre u krisën në vitin 2004, kur Meta krijojë fraksionin nga PS-së që më pas u quajt LSI. Ndërsa afrimi i tyre nisi para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ku Nano ishte pjesë e një tryeze të thirrur nga Meta. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›