E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia vendos këshilla të përkohshëm, shkarkon dhe emëron zyrtarë në veri

Përfaqësues të serbëve të veriut sot do të ndërrohen për shkak të mospranimit për të dalë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovës, shkruan sot gazeta e Beogradit "Politika".

Sipas kësaj gazete, do të ndërrohen: “Shefi i qarkut” të Mitrovicës Radenko Nedeljkoviq dhe kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës - Dragisha Miloviq (Zveçan), Slavisha Ristiq (Zubin Potok), Dragisha Vlashkoviq (Mitrovicë) dhe Dragisha Vasiq (Leposaviq).

Qeveria e Serbisë do të vendosë këshilla të përkohshëm dhe do të emërojë njerëz të tjerë në funksionet e kryetarëve të deritashëm të kryetarëve të komunave dhe të “shefit të qarkut”, thekson "Politika". /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›