E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia vlereson sukses planin 6 pikesh

Kryeministri i Serbise Mirko Cvetkovic, vleresoi se Serbia arriti qe te kete sukses ne 6 pikat kryesore, para se misioni i Bashkimit Evropian, ta fillonte vendosjen ne Kosove. "Ishte shume e rendesishme qe EULEX-i te jete nen ombrellen e rezolutes 1244, qe te vertetohet ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, te jete neutral ndaj statusit dhe qe te mos e zbatoj planin e Marti Ahtisaarit", tha Cvetkovic, duke theksuar se "kjo do te thote se pozicioni i Serbise eshte permiresuar". Numri nje i qeverise serbe tha gjithashtu se ky plan prej 6-pikash, e ka ndalur procesin e njohjes se pavaresise se shpallur te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›