E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria mbështetje pa rezervë për Kosovën

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë Zoltan Imec, ku ky i fundi i ka dorëzuar letrat kredenciale. Presidenti Sejdiu ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Hungarinë në të gjitha fushat e jetës. Ndërsa ambasadori Imec pohoi se vendi i tij do angazhohet për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, duke theksuar se Hungaria do ta mbështesë pa asnjë rezervë edhe në të ardhmen Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›